Aktuale

Home Page Favorite Links Guest Book Shopping Page Slide Show Whats New About Contact

Bojkoto Prodhimet e Danimarkes

Bojkoto produktet e Danimarkës!

Vëlla i nderuar musliman!

            Pabesimtarët janë ashtu siç i ka përshkruar All-llahu [subhanehu ve teala]: “Ata do t’u luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse mundën, nga feja juaj.” [El-Bekare: 217]. Edhe ashtu vazhdimisht bëjnë siç jeni edhe ju dëshmitarë të kësaj.

“...ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre, është edhe më e madhe...” [Ali Imranë: 118]

Kësaj rradhe mllefi i tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve nuk u ndal me kaq. Ata ofenduan edhe Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

            Andaj, thirrje për sicilin besimtar, i cili ka dashuri për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], që pa këtë dashuri njëherit nuk i plotësohet dhe imani tij, se i ka ardhur koha të kontribojë për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], për ardhmerinë e Islamit dhe muslimanëve.

            Bojkoti i produkteve të atyre që cenuan nderin e Pejgamberit tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është një formë e përmbushjes së këtij obligimi.

            Andaj, t’i bojkotojmë produktet e tyre në mënyrë që të arsyetohemi para                        Allahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

            Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

            “Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” [Et-Tevbe: 24]

Redaksia:
Ankebut.com