About

Home Page Favorite Links Guest Book Shopping Page Slide Show Whats New About Contact

TË KREMTUARIT E FESTAVE TË JOBESIMTARËVE

TË KREMTUARIT E FESTAVE TË JOBESIMTARËVE Bëje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Islam Kosova   
e martë , 27 dhjetor 2005
“Vërtet ata që nuk kanë besuar prej popullit të librit dhe adhuruesit e idhujve do të banojnë në zjarr të xhehenemit, ata janë prej krijesave më të këqija.” [Kur’an]
Lavdërimi i qoftë Allahut, paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
O ju muslimanë që e pranoni Allahun për Zot tuajin, Islamin si fe të vetme dhe Muhammedin Resulullah si pejgamber dhe lajmëtar tuajin. Tërhiqja vërejtjen vetes sate dhe fëmijëve tuaj ndaj ditëve të mosbesimit dhe fyerjes së Allahut, ditëve të turbullirave e të pamoralit në tokë.
Në këto ditë veprat e disa personave do të zhduken (largohen) dhe pastaj ditëve në të cilat kodrat gati shndërrohen në pluhur për shkak të thënieve të pakujdesshme të kafirave ndaj Allahut subhanehu ve teala, ndërsa Allahu u kërcënohet atyre me dënim ndaj tyre: “...Dhe mos thoni tre (dhe mos thoni triniteti), ndaluni se është më mirë për ju....” [Nisaë, 171]
Gjithashtu Allahu ka vendosur se feja e tyre nuk është asgjë tjetër përveç se përgënjeshtrim: “Me siguri janë në mosbesim ata që thonë se Mesihu i tyre (Jezusi) është Allah.” [Maide, 72]
“Me siguri bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: Allahu është i treti i treve (Ati, i biri dhe shpirti i shenjtë – triniteti)...” [Maide, 73]
Gjithashtu Allahu e përshkruan se çka u ndodhi të gjitha krijesave kur ato dëshmuan për një thënie të atillë të tmerrshme: “Ata thanë: I Gjithëfuqishmi ka fëmijë. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithçka që është në qiej e në tokë ka për t'iu paraqitur Zotit si rob. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktë. Dhe në Ditën e Kiametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar. Nuk ka dyshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t'u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.” [Merjem, 88-96]
O njerëz të Allahut, a nuk i shihni se si krijesat rreth nesh frikësohen shumë dhe turpërohen nga veprat e jobesimtarëve dhe se si ato janë hidhëruar nga idhujtaria dhe prej turpeve që po bëhen gjatë atyre ditëve, dhe arsyeja kinse e duan Allahun dhe i janë besnik me besim ndaj Tij. Ndërsa, në lidhje me ne, të cilëve Allahu na ka besuar që ta zbatojmë Njësinë e Tij në tokë, disa prej nesh nuk e kanë dert për ato fyerje ndaj Njësisë së Allahut dhe derisa ata që e quajnë veten muslimanë e kremtojnë një fyerje të tillë ndaj Allahut, e cila quhet Dita e Krishtlindjes, Vitit të Ri. Sipas Allahut dhe të të Dërguarit të Tij dhe të dijetarëve praktikues të këtij Ummeti të gjorë ky kremtim është kulminacioni i aleancës dhe imitimit të jobesimtarëve.
Allahu ka thënë: ”Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e nga një grup meritoi të jetë i humbur, sepse ata (të humburit) morën për ndihmues dhe mbrojtës të prishurit prej tyre në vend të Allahut, dhe e konsideronin veten e tyre të jenë të udhëzuar.” [A’rafë, 30]
Allahu gjithashtu na ka tërhequr vërejtjen nga të marrurit e tyre për ndihmues dhe shokë: “Dhe kushdo që i merr ata si shokë dhe ndihmues, atëherë me siguri ai është prej tyre.” [Maide, 51]
Gjithashtu Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kushdo që e imiton një popull ai është prej tyre.” Imam Ibn Kethir në tefsirin e tij ka thënë: “Ky hadith fuqimisht jep të kuptohet për kërcënimin dhe hidhërimin e Allahut ndaj atyre që i imitojnë kafirat, në thënie, vepra, veshje dhe kremtim. Dhe gjëja tjetër është se këto nuk janë të pranuara me sheriat (ajeti 1-4, surja Bekare). Gjithashtu edhe në Buhari dhe Muslim: “Ju duhet të jeni të ndryshëm nga mushrikët, shkurtoni mustaqet dhe rritni mjekrrat.” Gjithashtu Allahu na ka urdhëruar neve që të dallohemi prej tyre derisa edhe në gjëra të lejuara sikur që Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Të dalloheni prej jehudive, ata nuk falen me këpucët e tyre apo çorapët e lëkurës (rabs).” [Transmetojnë Ebu Davudi dhe Imam Hakimi]
Gjithashtu Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai, i cili praktikon mënyrën e jobesimtarëve nuk është njëri prej neve.” Poashtu Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ai, i cili i imiton të tjerët përveç nesh nuk është prej nesh.”
Dallohuni nga jehuditë dhe të krishterët: Jehuditë kanë hidhërimin e Allahut, të krishterët janë të devijuar dhe devijojnë.
Të dashur vëllezër dhe motra, të gjitha hadithet e mësipërme janë hadithe të vërteta. Asnjë vendim brenda këtyre haditheve nuk është anuluar, pra nëse ne i kundërvihemi, nuk i dëgjojmë apo i injorojmë ato, atëherë si do t’i arsyetohemi Allahut. Kur Allahu për ata që i dëgjojnë dhe i pranojnë kafirat thotë: “O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri (jehudi dhe të krishterë), ata do t'ju kthejnë në jobesimtarë.” [Ali Imran, 100]
Omer bin Hatabi ka thënë: “Largoju armiqve të Allahut gjatë festave dhe kremtimeve të tyre.” Është deklaruar nga të gjithë dijetarët besnik të Islamit se kushdo që i jep një dhuratë jobesimtarit në ditën e tij të kremtimit edhe nëse është ajo me vlerë të parëndësishme si p.sh. një ve për adhuruesin e zjarrit dhe për të ngjashmit për fetë tjera, ai do të bëhet jobesimtar.
Për shkak të gjithë kësaj ne kërkojmë nga ju që të keni frikë Allahun dhe ta mbani Islamin tuaj të paprishur, ta mbroni veten dhe familjet tuaja duke qenë të disiplinuar gjatë këtyre ditëve të festave të kafirave. Ju nuk duhet t’i zbukuroni shtëpitë, shitoret apo biznesin tuaj. Mos jepni dhe mos pranoni dhurata gjatë këtyre ditëve qoftë edhe ndërmjet jush (besimtarëve), mos ju premtoni fëmijëve tuaj dhurata të veçanta në këto ditë dhe mos i përdridhni gjuhët dhe veprat tuaja duke u munduar që t’i barazoni Islamin dhe kafirat në të njëjtën kohë dhe çdoherë kujtoni hidhërimin e Allahut për gënjeshtrat që janë zier prej të krishterëve për Allahun: “Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre (p.sh. se ka lindur apo ka marrë djalë), e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.” [Kehf, 5]
Ju duhet t’i luteni Allahut ashtu si ka thënë Allahu: “O Zoti i jonë, mos na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne?” [A’rafë, 155]
Ti duhet ta lutesh Allahun që të të falë ty dhe që të të dhurojë mëshirë dhe të të japë siguri për veten dhe familjen tuaj, dhe për popullin e Pejgamberit tonë të dashur.
“O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara. O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.” [Tahrimë, 6-7]
O ALLAH NA JAP NEVE DHE POPULLIT TONË RRUGËN E DREJTË DHE NA NDIHMO QË TË JESH I KËNAQUR ME NE DHE NA RUAJ NEVE NË KËTO DITË TË LIGA!!!

ZGJIDHNI JETËN

Gjëja më e madhe që kemi është jeta. Dhe derisa jemi gjallë, siç thotë një fjalë e vjetër, ka shpresë. Të zgjedhësh jetën, nuk është kaq e vështirë sa kujtojmë. E megjithatë janë të shumtë ata që nuk janë në gjendje ta zgjedhin. Ka shumë njerëz të cilët thonë se pse duhet të zgjedhë jetën ,pasi që ajo më ka zgjedhur mua. Nuk kam kërkuar unë të lind. Më kanë bërë të vijë në botë, nuk kuptoj pse duhet të kem përgjegjësi të zgjedh jetën, përderisa nuk kam kërkuar të jetoj.
Do ti përmendi disa definicione mbi jetën: “Jeta është cilësia që e dallon një qenie të gjallë dhe funksionale nga një i vdekur.” “Jeta është ajo periudhë në të cilën nevojitesh për diçka”.-“Kalimi nëpër botë në një kohë të caktuar”.
Për të jetuar si duhet nuk duhet të kemi frikë të jemi ata që jemi.! Sepse, po të mendojmë pak do të vërejmë se kemi ndjenja të mrekullueshme dhe të çmendura të cilave nuk ia vëmë veshin. Shikoni një grua të bukur dhe tërheqëse dhe mendoni: “Do t’i them se është vërtetë e bukur”. Pastaj tërhiqemi: “Oh, jo nuk mund ta bëjë”.
Kemi frikë ta jetojmë jetën, prandaj nuk e përfitojmë dot eksperiencën tonë. Nuk shohim. Nuk ndjejmë. Nuk rrezikojmë! Nuk luftojmë më zemër për asgjë. Nuk jetojmë..., sepse të jetosh do të thotë të përfshihesh aktivisht. Të jetosh do të thotë të hudhesh në kurajo. Të jetosh do të thotë të biesh e të thyesh hundën. Të jetosh do të thotë të synosh të shkosh larg mundësive të tua...të fluturosh mes yjeve!
Por duhet të vendosni ju për veten tuaj: “ç’është për mua jeta?” Jam i bindur, nëse çdo ditë do t’i kushtonim mendimit për jetën, për të jetuar dhe për të dashuruar në të njëjtën kohë..., dhe nuk do t’i shpenzonim më tepër se ¼ e kohës që i kushtojmë sot gatimeve, do të ishim të pabesueshëm!
Po jeta ka mënyra të mrekullueshme për të zgjidhur këtë problem. Për mua është gjithnjë tërheqëse, sepse edhe kur jetën nuk e jetojmë , ajo shpërthen brenda nesh.Është si të kërkosh të bllokosh kapakun e një tenxhereje me ujë që zien. Do të ndodh diçka, për këtë jam i bindur. Fundi juaj do të jetë një gjendje e përhershme frike, vuajtjeje, vetmie ose më keq akoma, një gjendje psikopatie ose apatie. Të gjitha këto shenja dëshmojnë për faktin se nuk jemi duke jetuar. Pra, po t’ju shfaqet një nga këto dukuri, përmbysni gjithçka e thoni: “Tani do të jetoj!”- Në çastin që do të filloni t’i lejoni vetes të përfshiheni nga jeta, avulli shpërthen dhe ju keni shpëtuar. Nuk është e lehtë, por jeta na mëson se duhet jetuar.
Më pëlqen të mendoj se ditën kur lindët ju kanë dhuruar botën. Një kuti magjike, e lidhur me fije të pabesueshme! Dhe ka nga ata të cilët nuk marrin as mundimin t’i zgjidhin këto fije dhe aq më pak të hapin këtë kuti. Ka nga ata që kur e hapin kutinë presin të gjejnë vetëm bukuri, mrekulli dhe hare. Dhe mandej çuditën që takojnë në jetë edhe vuajtje, edhe dëshprim , vetmi dhe konfuzion. Jeta i ka të gjitha. Nuk di ç’mendoni ju, por unë nuk dua që jeta të më anashkalojë. Dua të njoh të gjitha gjërat që përmban kjo kuti. Një ndarje e kutisë quhet”vuajtje”. Mirë, edhe kjo është imja, do ta hap dhe do ta marrë ekseriencën e vuajtjes
Një ndarje quhet”vetmi”. Edhe kjo është e imja dhe do ta marrë eksperiencën e “vetmisë”. Dhe kur ju të më thoni ndjehem aq i vetmuar!”- unë mundem ta kuptoj pak vetminë tuaj dhe atëherë mund ta ndjejmë njëri-tjetrin pranë e ti shtrëngojmë dorën. Ne mund ta kthejmë dëshprimin në shpresë dhe kjo mund ti fshijë lotët dhe t’i kthejë në buzëqeshje.
Ka dy lloj forcash të mëdha, ato të jashtmet dhe ato të brendshmet. Kemi shumë pak mundësi t’i mposhtim forcat e jashtme, si tërmetet, përmbytjet, shkatërrimet, sëmundjet, vullkanet dhe epidemitë. Ajo që ka rëndësi vendimtare është forca e brendshme. Si reagoj unë ndaj këtyre shkatërrimeve?
Prandaj, që të përballemi me këto forca nevojitet që të zgjedhim ndërmjet shumë gjërave. Një nga gjërat më të rëndësishme është “të zgjedhë vetveten”. Mos e urreni atë. Mos e lini të bjerë moralisht. Përqafojeni duke thënë: “A e di më mirë kështu! Janë duke të rënë flokët, por je gjithçka që kam!” Kur të jetoni në paqë me dobësitë tuaja, ia keni arritur qëllimit! Nuk janë kaq të shumta, janë vetëm një pjesë e vogël juaja.
.Jemi të përveçëm e kjo shihet në çdo pjesë të trupit tonë. Kemi sy, hundë, gojë të ndryshme. Jemi aq të ndryeshëm saqë mund të identifikohemi edhe nëpërmjet gjurmëve të gishtave. E nëse as kjo nuk ju bënë të kuptoni që jeni unikë...
Pse u krijuat kaq të përveçëm? Mos vallë që të mund të bëheni si të gjithë të tjerët? Nuk e besoj që qëllimi i Zotit të ketë qenë ky. Unë besoj se jeni krijuar unikë ngaqë keni diçka unike për të thënë. Përkushtojani jetën tuaj zbulimit të kësaj gjëje. Zhvillojeni dhe ndajeni me të tjerët, sepse nëpërmjet këtij procesi do të bëhemi diçka më shumë. Ju keni përgjegjësinë dhe detyrën të bëheni gjithka që jeni. Kur e humbni veten tuaj, nuk mbetet më asgjë. Ruani dinjitetin tuaj. Integritetin tuaj. Askush nuk mund t’ju rrëzoj përdhe, përveçse vetja juaj. Të tjerët mund t’ju shohin në mënyrë të ndryshme, por ju e dini cili jeni, pra jini ai që jeni.
Kultura e shoqërisë sonë është një kulturë që analizon gjithçka. Dikush ju thotë:”Të dua!”- e ju i thoni”Më shpjegoni më mirë”. Çdo gjë që vjen deri tek ne kalon duke përshkruar një mekanizëm të çuditshëm filtrimi dhe kur arrin nuk është më ajo që është, por është ajo që ne duam të jetë. Prandaj ne nuk ndryshojmë. Nuk bëjmë progres, nuk piqemi. Vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra, ditë për ditë... Por ju jeni një histori. Secili prej jush është një histori unike. Një histori e mrekullueshme! Sido që të jetë kjo histori, nuk do të mundeni ta ndryshoni. Dashurojeni dhe përqafojeni. Gjeni sërish faljen, ndjesën. Nuk mund të zgjidhni jetën, nëse më parë nuk do të mësoni të falni! Falni ata që ju kanë bërë keq. Mësoni që t’i falni! Thoni: “U bë ç’u bë, më mirë kështu!” Sepse nëse nuk e bëni këtë, atëherë do t’i mbani këto gjëra mbi shpinë, si një trup të vdekur dhe do t’ju rëndojnë. Po mësuat të falni, do të mundeni t’i hiqni nga trupi këto pesha të rënda dhe të gjitha energjitë do të mundeni t’i përdoreni per t’u rritur e për t’u bërë të shkëlqyer. Mos merrni me vete të kaluarën tuaj, të varur si trup të vdekur.
Pra jeni një e kaluar, por jeni edhe një e ardhme. Këtë e dimë . Por kush mund ta dijë ç’do të jetë e ardhmja? Askush nuk mund ta bëjë këtë. Pra pse të preokopohemi me të ardhmen. Por ne jemi edhe një e tashme. “Jemi tani”. Me vullnet, intelekt, dëshirë dhe shpëtim..., mund të bëheni gjithçka që dëshironi, këtej e tutje.
Kjo mund t’ju duket si naivitet, por unë besoj sinqerisht se po qe se vendosni të “jeni” që sonte..., le të jetë kjo dita që kur të dilni që këtej të vendosni: “Do të zbuloj çdo të thotë të dashurosh jetën.” Ose “Do të zbuloj se ç’do të thotë të dashuroj dhe duke filluar që sonte do të sillemi si ata që dashurojnë. Kur të jemi duke nxjerrë ndonjë fjalë të keqe nga goja, do t’i bie vetes me grusht.” Ajo që do t’ju ndodhte, brenda tre-katër javësh, do të ishte e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme.
I keni këto forca, mund ta bëni këtë. Nikos Kazanxaqis thotë: “Keni penelin, keni ngjyrat, pikturoni parajsën dhe pastaj hyni në të!” Dhe po deshët të pikturoni ferrin, bëjeni, pikturojeni, por pastaj mos ua vini fajin prindërve tuaj, shoqërisë, por as Zotit. Mbajeni vetë përgjegjësinë për ferrin që keni krijuar. Jemi një e kaluar, jemi një e ardhme. Por ajo që duhet të bëjmë, nëse duam të zgjedhim jetën, është të zgjedhim jetën e tanishme, të jetojmë të sotmen. Sepse e sotmja ka vlerë, ajo vlen. Ne jemi një potencial, por për ta zhvilluar këtë potencial’ duhet të çlirohemi nga “uni që shkatërron vetveten”. Paul Reps i quan “armatime anti-unë”. Dhe ndodh të kemi plot gjëra nga këta anti-unë! Duhet t’i heqim nga përdorimi: Të mos themi asnjëherë fjalën “kurrë”, duhet të zhvishemi nga: “Nuk mundet, nuk mundem”. Të mos themi “Jo”, “E pamundur”..., nuk ka asgjë të pamundur. Të mos themi “Nuk ka shpresë”. Këto janë fjalë për budallenj, jo për njerëz intelegjentë. Fshini nga fjalori juaj. Mos thoni “Kurrë”! “E pamundur?
I thoni ”po” jetës “Po” mrekullisë, gëzimit, dëshprimit, vuajtjes, asaj që nuk kuptoni.
Jam i bindur se është joplotësia e juaj shkaku i vuajtjeve tuaja më të mëdha. Bëhuni gjithçka që jeni. Është detyrë e jetës suaj. Zbuloni gjëra të reja, aftësi të reja, krijimtari të reja. Po nëse doni të ndryshoni me të shpejtë, duhet të ndryshoni “unin” duke e zgjeruar në “ne”.
Për të zgjedhur jetën duhet të jemi të gatshëm të rrezikojmë vazhdimisht dhe të dashurojmë përgjithmonë. Arrini të mendoni ndonjë gjë më të rëndësishme? Përse punojmë? Përse luftojmë? Përse vuajmë? Për ç’gjë shpresojmë? Për Zotin. Për dashurinë. Për jetën. Nëse lejoni që t’ju ikin këto, do të jetë për ju humbja më e madhe. Po të jesh i gatshëm të rrezikosh,të vuash, do të thotë ta njohësh dashurinë.
Van Gogh thoshte: “Mënyra më e mirë për ta dashuruar jetën është të dashurosh shumë gjëra”. Po të doni të zbuloni se a dini të dashuroni, vini re se sa herë gjatë ditës thoni:”s’e duroj dot”...”s’e duroj dot këtë”. “Oh hiqma këtë, se duroj dot”, “s’i duroj dot këta lloj njerëzish” etj. Në vend që të thuani: “Unë dua”
Gjëja tjetër duhet të dimë të përballojmë është vdekja. Duhet të pajtohemi me vdekjen, sepse është një mike e mirë. Na mëson se nuk kemi në dispozicion një kohë të pakufishme për të jetuar. Dhe nëse e duam jetën, më mirë ta jetojmë që në këtë çast. Sepse po të rrimë e të presim ndoshta nuk do të kemi rast tjetër.

Ajeti RAdhes

Thuaj: Ai, All-llahu është Një!

All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë

As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur

Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

(Kuran 112)

Hadith i radhes

Çdo ditë dy melekë zbresin nga qielli ku njëri prej tyre thotë: 'O Allah! Shpërbleje çdo njëri që shpenzon për Çështjen Tënde' e tjetri thotë: 'O Allah! Shkatërroje atë që është dorështrënguar e koprrac' (Buhariu)

 
www.abdusselam.cjb.net